Fero reagon pas deklaratës së Arbenitës: Mos u viktimizo, shihemi në gjyq për vajzën

15 Korrik 2023, 21:18| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 21:22

  • Share

Reperi Fero ka reaguar për herë të parë për çështjen me Arbenita Ismajlin.

Edhe pse është nën akuzë për dhunë në familje, dhe i lënë në paraburgim për 30 ditë, përmes një shkrimi në rrjete sociale, reperi ka thënë fjalën e tij, duke paralajmëruar se çështja mes tyre do shkojë deri në gjyq.

Drejtësia është thikë me dy teha, varet prej cilit kënd e drejton?!. E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur. Unë jam munduar me qenë i kulturuar dhe t’kam leju me u marr me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim e keqpërdore deri në maksimum.

E tani pasi e ke siellë punën deri në nivel gjyqësor tani të presim si po vendosë drejtësia. Unë para Zotit edhe vetes jam i drejtë. Kurdo të dalë e vërteta del në shesh. I drejti zhytet, por nuk mbytet.

Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do me kalisë më fort për jetën. Shihemi në gjyq”- shkruan Fero.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Arbenitës e cila shkroi sot:

Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?