FORMULA 1- Në Çmimin e Madh të Las Vegasit (SHBA), Charles Leclerc u rendit i katërti me Ferrarin e tij, një vend pas shokut të skuadrës, Sainz. Tanimë monegasku duket më shumë i fokusuar te vetja dhe kjo është një"sms" për skuderinë e Ferrarit.
Leclerc përdori fjalë të ashpra ndaj Sainz, që sipas tij nuk ishte i respektueshëm kur e parakaloi pas ndalesës së dytë.
“Nuk do të hyj në detaje për sjelljen e Carlos, ka disa gjëra që i themi njëri-tjetrit dhe kanë shkuar pak më ndryshe, por nuk ka asgjë”, u shpreh Charles Leclerc.
“Në fund përfunduam në vendin e 3-të dhe të 4-të, asgjë nuk ndryshon për ekipin, por më vjen pak keq për Botërorin e pilotëve. Unë jam duke luftuar me Norris për vendin e dytë, por e di që duhet të mbështetem tek vetja në dy garat e mbetura”, u shpreh më tej monogasku.
“Duhet të paraqitem më mirë në provat zyrtare. Tani e tutje do të fokusohem te vetja dhe do të përpiqem të maksimizoj gjithçka. Po rikuperojmë, por pjesa e parë e sezonit ishte ajo që në penalizoi, ndërsa në pjesën e dytë dhe të tretë mendoj se ishim më të shpejtë se rivalët”, tha Leclerc.