Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc

Sport

Ferrari, Leclerc pesimist: Nuk po mjafton as maksimumi për t'u ngjitur në podium

17 Prill, 15:07| Përditesimi: 17 Prill, 15:10

  • Share

Pilotët e Ferrarit nuk mundën të siguronin podiumin për Çmimin e Madh të Bahreinit. Charles Leclerc u pozicionua në vendin e katërt, ndërsa shoku i skuadrës, Hamilton i pesti.

Në një bisedë për mediet, Leclerc është parë pesimist duke thënë se kanë bërë maksimumin dhe nuk e kanë siguruar podiumin.

“Në Bahrein kemi patur makinën më të mirë të mundshme deri më tani, por edhe kjo nuk mjaftoi. Kjo tregon se kemi ende shumë punë përpara për të kryer. Më vjen keq, pasi shpresonim një start ndryshe të sezonit”, tha Charles Leclerc.

Këtë fundjavë në Jeddah të Arabisë Saudite zhvillohet gara e pestë e sezonit dhe Leclerc kërkon një vend në podium.

“Shpresoj shumë që aty të ngjitemi në podium. Është zhgënjyese kur jep gjithçka dhe përfundoni i katërti. Situata në të cilën ndodhemi nuk më bën të buzëqesh. Kemi dhënë gjithçka por kjo ende nuk mjafton", tregoi Leclerc.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?