Lewis Hamilton

Sport

Ferrari mendon për zëvendësimin e Hamilton, një rikthim në horizont

19 Gusht, 15:30| Përditesimi: 19 Gusht, 15:34

  • Share

Aventura e Lewis Hamilton me Ferrarin nuk ka nisur sipas pritshmërive. Piloti britanik, që iu bashkua 'Kokëkuqes' pas një epoke të lavdishme te Mercedes, nuk ka arritur ende të ngjitet në podium pas 14 garash, duke ngritur dyshime mbi të ardhmen e tij në 'Maranello'.

Mediat britanike raportojnë se Ferrari po shqyrton seriozisht mundësinë e zëvendësimit të 40-vjeçarit dhe kandidati kryesor për ta marrë vendin e tij është një ish-i njohur si Carlos Sainz.

Spanjolli, i cili garoi për Ferrarin nga 2021 deri në 2024, aktualisht është pjesë e Williams. Edhe pse ndodhet 38 pikë pas shokut të skuadrës, Alex Albon, ai shihet si opsion real për t’u rikthyer. Ish-piloti dhe komentatori i Sky Sports, Johnny Herbert, ka deklaruar se “pasardhësi i Hamiltonit është tashmë i njohur” dhe se rikthimi i Sainz në 'Maranello' është shumë i mundshëm.

Hamilton mbetet një ikonë e Formula 1, me shtatë tituj botërorë, 103 fitore dhe shumicën e rekordeve historike në garat elitare, por Ferrari gjendet para një dileme të madhe, të besojë tek rikthimi i britanikut në formën e dikurshme, apo të hapë një kapitull të ri me Sainz.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?