Ferrari F80

Ferrari prezanton supermakinën e radhës, Maranello: F80 kapitull i ri në historinë tonë! Vetëm 799 prodhime në gjithë botën

18 Tetor, 16:45| Përditesimi: 18 Tetor, 16:53

  • Share

Nuk është ndonjë çudi, por duhej zyrtarizimi. Marka prestigjoze e makinave italiane, Ferrari prezantoi modelin e ri të saj F80, që pritet të futet tek kategoria e supermakinave.

Shtëpia e Ferrarit në Maranello zyrtarizoi prezantimin e F80-ës, nëpërmjet një deklarate ku shpreh entuziasmin për të shtuar një tjetër “të kuqe” në kategorinë botërore të supermakinave.

F80 ka pak nevojë për fjalë. Ajo ka Telajo dhe linja supersportive dhe 1200 kuaj fuqi.

Kompania thotë se prodhimi i saj do të jetë i limituar me vetëm 799 makina për të gjithë botën që priten të dalin nga prodhimi në vitin 2025.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?