Carlos Sainz me Ferrarin e tij

Ferrari sposton Red Bullin pas 14 garash, Sainz fiton me 'Kokëkuqen'! Verstappen i pesti, Hamilton në podium

18 Shtator 2023, 10:42
  • Share

Pas 14 garash dominimi nga Red Bulli, Formula 1 pa Ferrarin dhe konkretisht Carlos Sainz që të fitonte në Çmimin e Madh të Singaporit. Në cirkuitin e Marina Bay, spanjolli i "Kokëkuqes" i la pas të gjithë dhe mori vendin e parë. Kjo ishte fitorja e tij e dytë në karrierë, duke lënë në vendin e katërt shokun e skuadrës, Leclerc.

Në vendin e dytë Lando Norris me McLaren, teksa britaniku u nis nga pozicioni i katërt. Në podium edhe Lewis Hamilton me Mercedes, që siguroi vendin e tretë. Piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez vetëm në vendin e tetë.

Verstappen kryeson renditjen e pilotëve me 374 pikë, më pas Perez 223 pikë, ndërsa në vendin e tretë qëndron Hamilton me 180 pikë. Sa i përket Sainz, spanjolli shkon në kuotën e 142 pikëve, 28 më pak se Fernando Alonso.

Në renditjen e konstruktorëve, Red Bull me 597 pikë lë shumë pas Mercedesin, që ka vetëm 289 pikë. Edhe pse në Çmimin e Madh të Singaporit Red Bulli nuk ishte në pod, skuderia britanike është drejt titullit kampion në të dyja disiplinat, si për pilotë dhe për konstruktorë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?