Foshnjat e ardhura në jetë

Sociale

Fertilizimi in vitro falas, vijnë në jetë dy bebe të tjera në maternitetin Koço Gliozheni

13 Gusht, 14:39| Përditesimi: 13 Gusht, 14:46

  • Share

Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik.

Kryeministri Edi Rama publikoi foto të foshnjeve, të lindura me in vitro, procedurë, e cila ofrohet falas në maternitetin “Koço Gliozheni” për çiftet që nuk kanë mundur të kënë fëmijë në mënyrë natyrale.

Sistemi shëndetësor publik ofron tashmë shërbimin e fertilizimit in vitro (FIV) falas përmes Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”. Paketa e fertilitetit synon të mbështesë çiftet e reja përmes shërbimit falas të Fertilizimit in Vitro (FIVET).

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?