Parashqevi Simaku

Kultura

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

22 Dhjetor, 00:42| Përditesimi: 22 Dhjetor, 00:51

  • Share

Juria profesionale e Fest 63 ka bërë përzgjedhjen e 15 këngëve finaliste, të cilat kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës. Në garë ishin 30 konkurrentë, të cilët jo vetëm dhuruan spektakël dhe interpretime të mrekullueshme të këngëve që interpretuan, por edhe shënuan një hap të ri cilësor edhe për muzikën shqiptare.

Në natën e sotme e cila është ‘Nata e Nostalgjisë’ Festivali i Këngës u përshëndet nga Parashqevi Simaku, e cila ka fituar 2 çmime të para ndër vite.

“Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, që quhet "Dëgjoma këngën". Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të.’, tha Simaku.

Në natën finale kaluan 15 këngëtarë, të cilët do të mbartin edhe sfidën e një gare të fortë mes tyre për të marrë trofeun e këngës fituese të Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion në vitin 2025.  

Këngëtarët dhe titujt e këngëve në natën e katërt finale:

  1. Jet- Gjallë
  2. Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht
  3. Vesa Smolica – Lutem
  4. Stine – E kishim nis
  5. Djemë e detit – Larg
  6. Nita Latifi – Zemrës
  7. Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty
  8. Orgesa Zaimi – I parë
  9. Ardit Çuni – Amane
  10. Algert Sala – Bsoh
  11. Shkodra Elektronike – Zjerm
  12. Lorenc Hasrama – Frymë
  13. Elvana Gjata – Karnaval
  14. Mal – Antihero
  15. Alis – Mjegull

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igli Nasi: 23/12/2024 13:21

    O ajo mē fal por qenke pyk nē Djell. Gjuha e nēnēs nuk harohet kurr. Un kam 34 vjet nē Norvegji e se kam haruar kur shqipen. Qē un kam ardhur 5 vjeç ktu. E e flas prefekt shqipen e ēmbēl , shqipen e dlir, shqipen e bukur. E shkruaj prefekt siç po e shikon. Gjuha e nēnēs nuk harohet kurr. Prandaj ri urt o ajo qē nga kjo Bot nuk kupto. E pēr sa mē sipēr qē tē thash pyk mē fal por mē kupto se tipa si ty tē nervozoi. Falemnderit pēr mirkuptimin. Rroft Shqipria rrofshin Shqiptarēt kudo qē jan nē ktē Bot.

    Përgjigju
  • Shkodra nder Shekuj: 23/12/2024 07:28

    Ashte shume e veshtire te harrohet gjuha e Nanes Shqiptar lind e nuk Bahesh Shqiptar

    Përgjigju
  • Ajo: 23/12/2024 06:40

    Jeni shume njeres negativ aty,nqs nje gjuhe nuk e komunikon per 30 vjet eshte me se normale qe se ke te lehte te flasesh e njohim kete edhe nga persona te tjere kete.Behuni pak njeres positiv se edhe jeta behet me e lehte.

    Përgjigju
  • Oda: 22/12/2024 11:04

    Meso nje here shqipen qe e ke mohuar

    Përgjigju
    • Shkodra nder Shekuj: 23/12/2024 07:32

      Vetem Gjuha e nenes ashte veshtire te harrohet Shqiptar lind e nuk Bahesh Shqiptar

    • Mimoza: 22/12/2024 16:21

      Ke te drejte

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?