Festivali i Kenges, edicioni i '62

Fest’62/ Matoshi e Kadiu në prezantim! Eurovizioni, fituesin e vendos publiku!  Kejsi e Samanta zëvendësohen! Nga Timo Flloko te Balluku & Veshaj si tekstshkrues

10 Nëntor 2023, 13:18| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 13:20

  • Share

Muzikë me një larmishmëri zhanresh, por pa lënë pas tabanin. Është ky premtimi i drejtuesit artistik të Festivalit të Këngës, Bojken Lakos,  për këtë edicion të 62, që pritet të mbahet nga 19-22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Formula e vitit të kaluar, ku publiku përmes televotimit vendos për përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion 2024, ndërsa juria fituesit dhe çmimet e tjera, do të aplikohet edhe këtë vit.  Ndërsa prezantimin e ngjarjes më të madhe muzikore në vend, me skenar të Enkel Demit, i është besuar aktores Adriana Matoshi si dhe koreografit e  balerinit Kledi Kadiu.

Këngëtarët garues të natës së parë:

1.Stivi Ushe “Askush si ty”

2.Besa Kokëdhima “Zemrën n’dorë”

3. Mal Retkkoceri “Çmendur”

4.Eldis Arnjeti “Një kujtim”

5. Shpat Deda “S’smund t’fitoj pa ty”

6.Jehona Ponari “Evol”

7. Peter Pan Quartet “Edhe një herë”

8.Festina Mezini “Melos”

9. Kastro Zizo “2073”

10.Luan Durmishi “Përsëritja”

11. Melodajn Mancaku “Nuk jemi ne”

12. Olsi Ballta “Unë”

13. Andi Tanko “Herë pas here”

14. Sergio Hajdini “Uragan”

15.Santino De Bartolo “Dua të rri me ty”

16. Olimpia Smajlaj “Asaj”

Këngëtarët garues të natës së dytë:

1.Big Basta & Vesa Luma “Mbinatyrale”

2. Elsa Lila “Mars”

3. Jasmina Hako “Ti”

4. Michela Paluca “Për veten”

5. Anduel Kovaçi “Nan’”

6. Kleansa Susaj “Pikturë”

7. Sardi Strugaj “Boshatisur”

8. Erina & The Elementals “Jetën n’Skaj”

9.Irma Lepuri “Më prit”

10.Arsi Bako “Zgjohu”

11.Tiri Gjoci “Në ëndërr”

12. Besa Krasniqi “Esenciale”

13. Bledi Kaso “Çdo gjë mbaroi”

14. Troy Band “Horizonti i ëndrrave”

15. Martina Serreqi “Vetëm ty”.

Ndërkaq dy këngëtaret që u tërhoqën nga gara janë Kejsi Tola që do të interpretonte këngën “Vallëzoj me dritën” dhe Samanta Karavello që do të performonte “N’majë”. Kjo dy garues të tjerë të hyjnë në Festival, bëhet fjalë për grupin e njohur  “Peter Pan Quartet” me këngën “Edhe një herë” dhe  këngëtaren Irma Lepuri me “Më prit”.

Ajo që vihet re është që krahas Elsa Lilës, shumica e këngëtarëve kanë preferuar që të realizojnë vetë edhe tekstet dhe muzikën e këngës performuese. Edhe pse ka të tjerë si Kastro Zizo që ka zgjedhur poezinë e Timo Fllokos, apo Bledi Kaso me tekst të Pandi Laços. Por ka edhe prurje të tjera që pritet të tërheqin vëmendjen si këngëtari Tiri Gjoci, i njohur si një nga zërat më të mirë ‘rock’ dhe ‘pop-rock’ vjen me poezinë “Në ëndërr” të Neda Ballukut dhe Romeo Veshajt.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?