Festa e ‘Abaz Aliut’, mijëra pelegrinë ngjiten në malin e Tomorit! Besimtarët: Na ecën mbarë

22 Gusht 2023, 20:10| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 20:14

  • Share

Mijëra besimtarë kremtuan ditën e “Abaz Aliut”, festa më e rëndësishme e kalendarit bektashninj.

Shumë prej besimtarëve kanë kaluar natën në Teqenë e Kulmakut e shumë të tjerë u bashkuan paraditen e kësaj të marte, duke u ngjitur në malin e Tomorit.

Ceremonia u drejtua nga Kryegjyshi Botëror, Baba Edmond Brahimaj dhe më pas u vijua me koncert festiv.

Gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit, dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen rite fetare, ku çdo pelegrin falet për shëndetin dhe paqen në familjet e tyre.

“Jam nga Berati dhe vij në malin e Tomorit në këtë festë pasi kam besim tek zoti dhe Abaz Aliu. Uroj të kemi shëndet në familjen tona. Jam nga Fieri dhe vij në Kulmak për këtë festë është hera parë por ia kalojmë shumë mirë”.

“Kam besim tek Abaz Aliu dhe kuptoj çdo gjë na ecën mirë se kemi besim erdhëm  këtu një natë më parë bëjmë kurban ja kalojmë shumë mirë”.

Besimtarët që iu bashkuan festës së shenjtë bënë kurban qengjin për veten dhe familjen e tyre. Mali i Tomorit, për bektashnjtë konsiderohet i shenjtë, pasi prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Per shqiptarin: 22/08/2023 22:42

    O shqiptar, nqs sbeson eshte e drejta jote sikur eshte e drejte e tyre per ata qe besojne. Ku eshte arsyeja qe ti duhet te ofendosh njerezit. Qe i palo k.r e simbol i injorances. Atje eshte vend i shenjte per te gjithe bektashinjte e jo vetem. Sikur eshte dhe kisha e lacit. Turp i madh cfare mban kjo toke. Njeri qe i bej hije kot kesaj toke

    Përgjigju
  • Shqiptari: 22/08/2023 20:17

    Ma popull kot se keta debilat zor se ben Zoti më

    Përgjigju
    • Lexues: 22/08/2023 21:52

      Sipas teje Naim Frasheri paska qene debil dhe Samiu rob kot. Une them qe je ti nje injorant dhe mjeran qe se ke shokun.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?