Sociale
Kultura

‘Festa e Abetares’ në Prizren mbledh nxënës të gjitha trevat shqipfolëse, Shqipëria përfaqësohet nga nxënësit e 9-vjeçares 'Riza Spahiu në Kukës

17 Maj, 15:43| Përditesimi: 17 Maj, 15:47

  • Share

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza Spahiu” nga Kukësi përfaqësuan Shqipërinë në “Festën e Abetares”, e cila u mbajt në Prizren dhe mblodhi nxënës nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Drejtoresha e shkollës, Matilda Hoxha, tha se lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të forta, jo vetëm për shkak të gjuhës, por edhe për shkak të historisë, gjakut dhe dashurisë vëllazërore.

Kjo festë organizohet çdo vit nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe në të marrin pjesë nxënës të klasës së parë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se të investosh në arsim do të thotë të investosh në të ardhmen e kombit.

Zëvendësministri i Arsimit i Kosovës, Arsim Ademi, theksoi se gjuha është baza e identitetit të një kombi.

Përfaqësuesi nga Maqedonia e Veriut, Fehrdi Baftija, tha se kjo festë është shumë e rëndësishme për nxënësit shqiptarë.

Ndërsa Albulena Osmani nga Lugina e Preshevës tha se Abetarja është një simbol i fortë për shqiptarët atje, që tregon përkushtimin ndaj gjuhës shqipe.

Në vitin 2012, Shqipëria dhe Kosova bashkuan Abetaren, duke krijuar një tekst të përbashkët për klasën e parë, si një hap drejt bashkimit kulturor dhe arsimor.

“Festa e Abetares” edhe këtë vit dha një mesazh të fortë për unitetin kombëtar, duke bërë që Prizreni të jetë një qendër krenarie për gjuhën dhe kulturën shqiptare.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?