Sociale

Festa e Afërditës 2025 “ndez” Belshin! Art, traditë dhe elegance në konkursin e bukurisë

6 Qershor, 16:38| Përditesimi: 6 Qershor, 16:58

  • Share

BELSH – Fundjava e parë e qershorit në qytetin e Belshit u mbush me ngjyra, art dhe emocione me rastin e “Festës së Afërditës 2025”,  një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore të zonës së Dumresë.

Me një pjesëmarrje të gjërë të të rinjve, prindërve, mësuesve dhe qytetarëve, festa u shndërrua në një manifestim të vërtetë të shpirtit rinor dhe trashëgimisë lokale, duke kulmuar me shpalljen e fitueses së konkursit të bukurisë "Miss Afërdita 2025".

Festimet nisën paraditen e së enjtes në amfiteatrin buzë liqenit të Seferanit, ku nxënës nga të gjitha shkollat e zonës u bënë pjesë e një spektakli shumëngjyrësh artistik. Të rinjtë performuan këngë moderne dhe tradicionale, kërcime dhe valle popullore, poezi e skeçe humoristike,

Në mbrëmje, festa u zhvendos në pedonalen e qytetit të Belshit, ku u zhvillua eventi më i shumëpritur: konkursi i bukurisë “Miss Afërdita 2025”, tashmë i kthyer në një traditë të dashur për qytetin.

Vajzat pjesëmarrëse parakaluan me elegancë, përballë një publiku të zjarrtë dhe një jurie profesioniste. Ato prezantuan jo vetëm bukurinë e tyre fizike, por edhe inteligjencën, kulturën dhe vetëbesimin. Fituesja e këtij viti u shpall Enkela Kullolli, nxënëse në vitin e parë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Belsh.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?