Tashme është kthyer në traditë në Belsh që të zhvillohet festa e balonës, ku marrin pjesë të gjitha shkollat e bashkisë Belsh.
Nxënësit e shkollave përgatisin balonën që përfaqëson shkollën e tyre dhe balonat më të mira fitojnë dhe çmimin ndërkohë disa nxënës të tjerë realizuan piktura.
Drejtori shprehet se ky është një aktivitet i përvitshëm që organizohet ndërkohë që me kalendarin e bashkisë Belsh, ka edhe aktivitete të tjera.
Në fund të aktivitetit u ndanë dhe çmime për pjesmarrësit dhe për shkollat fituese.
Komento
Komente
