Festën e beqarisë së Luizit me praninë e striptisteve duket se ka shijuar shumë edhe Kristi, i cili është shumë i afërt me një vajzë nga vajzat balerina.
Banori i Big Brother ka shkëmbyer puthje në buzë me njërën prej tyre dhe madje ka lënë edhe një takim me të kur të dalë jashtë shtëpisë.
Vajza i ka kërkuar Kristit që ti premtojë një takim jashtë, dhe aty ka ndërhyrë Lorenci, i cili është shprehur se do të kujdesej ai që dy të rinjtë të kishin takim mes tyre.
Kristi e shijoi festën e mbrëmshme më shumë se kurrë. Ai kërceu me të gjitha balerinat e “Maria Bonita”, e madje me njërën prej tyre shkëmbeu dhe puthje.
Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar ngacmimet e banorëve kundrejt tij.
Një prej atyre që e ka ngacmuar më shumë ka qenë Luizi.
“Tani po u kujtohen, tani po i vijnë reagimet. Dean s’të ka parë në sy, shiftë vetëm poshtë, se i kujtohet”, tha Luizi.