Sociale

Festa e birrës mbyll siparin në Korçë, qytetarët: Birra Tirana me shijën më të mirë në vend

13 Gusht 2018, 18:48| Përditesimi: 13 Gusht 2018, 19:08

  • Share

Birra Tirana ka elektrizuar atmosferën edhe në natën e 5 dhe të fundit të festës së birrës në Korçë. Qindra turistë të mbërritur nga gjithë Shqipëria por jo vetëm, si edhe korçarë të shumtë kanë festuar nën shijen e birrës më të mirë në Shqipëri.

Siç pohojnë edhe vetë ata, Birra Tirana mbetet e preferuara e tyre dhe nuk e ndërrojnë me asnjë shije tjetër. Teksa bëjnë gëzuar me gota në duar, qytetarët shprehen të mahnitur me festën, e cila tashmë ka rrëmbyer zemrat e kujtdo që ka qënë i pranishëm.

Na pëlqen shumë, vijmë çdo vit. Është birra më e mirë në botë.

Qytetar

Unë vetëm birra Tirana konsumoj, atmosfera shumë gazmore.  Birra tirana është e preferuara ime, më pëlqen shumë pasi është birrë e lehtë.

Qytetarët

Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo ka treguar rëndësinë e këtij eventi, duke u kthyer kështu në festën më të madhe në Shqipëri.

Kjo është nata e fundit e festës së Birrës që organizohet për 12 vjet rresht nga ana e bashkisë Korçë. Është eventi më i madh që ne organizojmë, padyshim është eventi më i madh veror në Shqipëri. Përgjatë 5 netëve kemi pasur me mijëra vizitorë, banorë të Korçës , por edhe vizitorë të tjerë, të cilët kanë frekuentuar të dy vendet, ku u organizua kjo festë.  

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo

Sheshi para stadiumit Skënderbeu, si dhe Pazari i Vjetër është pushtuar edhe këtë natë nga qindra turistë të huaj dhe vendas. Dekori i veçantë, gatimet tradicionale, muzika e përzgjedhur dhe sigurisht shija e Birra Tiranës, ka bërë që ata te gdhijnë deri në orët e para të mëngjesit. Festa e birrës në qytetin juglindor këtë vit ka shënuar pjesmarrjen më të lartë të turistëve, krahasuar me vitet e kaluara. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?