Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Bashkinë Korçë njofton qytetarët shqiptarë se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar zbatimin e procedurave tatimore me qëllim mbarëvajtjen e “Festës së Birrës”, që po zhvillohet në qytetin e Korçës.
Në zbatim të planit operacional, Administrata Tatimore ka ndërmarrë një plan të detajuar masash, ku një prej të cilave është angazhimi në terren i grupeve të punës, me qëllim monitorimin dhe ndërgjegjësimin e subjekteve për vetëdeklarimin e xhiros reale.
Administrata Tatimore sqaron se subjektet kanë vetëdeklaruar me fatura tatimore të gjitha blerjet për produktet gjendje, për të cilat subjektet kanë para shitur me faturë tatimore të gjithë sasinë e produktit gjendje për ti paraprirë fluksit të lartë të qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj, pjesëmarrës në “Festën e Birrës”, me qëllim shërbimin e qytetarëve në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi dhe pa penguar festën.
Administrata Tatimore bën me dije se do të vijojë monitorimin e zbatimit të procedurave ligjore nga subjektet pjesëmarrëse në “Festën e Birrës” duke dokumentuar çdo realizim xhiroje nëpërmjet akteve të konstatimit dhe procesverbaleve të posaçme.
DPT paralajmëron se në rastet e konstatimit të shkeljeve të legjislacionit tatimor do të ndërmarrë penalitetet përkatëse, në përputhje me shkeljet e evidentuara.