Lloje të ndryshme ëmbëlsirash si kek, kadaif, petulla me mjaltë, revani u përgatitën me dashuri nga amvisat dhe u servirën në panairin e ëmbëlsirave.
Për të 18-tin vit radhazi në qytetin e Maliqit u zhvillua panairi që nuk sjell vetëm kulinarinë e pasur të zonës por dhe prodhimet bujqësore e artizanale.
Vizitorët patën mundësinë të shijonin produktet e përgatitura me mjeshtëri.
Synimi i këtij aktiviteti është promovimi i prodhimeve vendase, si dhe mbështetja e fermerëve dhe bletarëve të zones për krijimin e hapësirave për tregtimin e tyre.
Komente
