Sociale

Ëmbëlsirat e përgatitura me dashuri nga amvisat në Maliq mbledhin vizitorë të shumtë për të 18-tin vit radhazi

26 Shtator, 17:12| Përditesimi: 26 Shtator, 17:32

  • Share

Lloje të ndryshme ëmbëlsirash si kek, kadaif, petulla me mjaltë, revani u përgatitën me dashuri nga amvisat dhe u servirën në panairin e ëmbëlsirave.

Për të 18-tin vit radhazi në qytetin e Maliqit u zhvillua panairi që nuk sjell vetëm kulinarinë e pasur të zonës por dhe prodhimet bujqësore e artizanale.

Vizitorët patën mundësinë të shijonin produktet e përgatitura me mjeshtëri.

Synimi i këtij aktiviteti është promovimi i prodhimeve vendase, si dhe mbështetja e fermerëve dhe bletarëve të zones për krijimin e hapësirave për tregtimin e tyre.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?