Është viti i tretë që në këtë periudhë të vitit në Vaun e Dejës kthehet gjallëria. Janë emigrantët, të cilët i bashkon një festë të kthyer traditë, për ta. E kanë quajtur Festa e Emigrantëve.
"Ne u jemi shumë mirënjohës për kontributin që japin për familjet e tyre këtu dhe për komunitetin. Ne shpresojmë që të bëjmë më të mirën për të bërë që ata të investojnë e të rikthehen këtu", tha Kristian shkreli, Kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës.
Mbrëmja festive kulmoi me këngëtarët më në “zë” të momentit të cilët krijuan një atmosferë elektrizuese për të pranishmit.
Edhe Lezha festoi Ditën e Shtegtarit në sheshin “Gjergj Kastrioti në Lezhë. Një feste kushtuar emigrantëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Komente
