Lutja e Fitër Bajramit është kryer në pedonalen e qytetit të Beratit. Vasin e mbajti Qeramudin Durdia ish-myftiu i parë i Beratit i ftuar. Ndërsa Hyben u ligjërua nga myftiu i Beratit, Bilbil Tallab.
Lutja filloi në orën 6:30 ku qindra besimtar mes tyre shumë të rinj u falën në pedonalen e qytetit.
'E lus Zotin e gjithësisë në këtë ditë feste në këtë ditë feste në këtë ditë Fiter Bajramit të sjell mirësi, mbarësi në zemrat e myslimanëve mbarë vatrat Shqiptare e kudo në Botë. Allau i gjithësisë e lus na sjell festën e Bajramit me gëzim hare me mirësi me begati.', u shpreh ndër të tjera myftiu i Beratit.
Lajmi kryesor:
Sot Fitër Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’! Kreu i KMSH: Të rinjtë mos të braktisin vendin! Ndalni dhunën ndaj grave
G.K//ReportTv.al