Kronikë

Festa e fundvitit, fluks udhëtarësh dhe rradhë në doganën e Kakavijës (VIDEO)

24 Dhjetor 2018, 12:02| Përditesimi: 24 Dhjetor 2018, 13:14

  • Share

Festa e Krishtlindjes, por edhe afrimi i Vitit të Ri ka shtuar fluksin e kalimit kufitar të udhëtarëve dhe emigrantëve në pikën e kalimit të Kapshticës.

Shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit në Greqi po rikthehen për të qenë pranë familjeve të tyre .

Sipas burimeve të Shqiptarja.com mësohet se nga policia e Kufirit dhe Migracionit, gjatë 24 orëve të fundit në pikën doganore të Kakavijës,në Gjirokastër janë regjistruar rreth 17 mijë shqiptarë e të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 6 mijë të tjerë kanë dalë nga vendi.

Mësohet se për të përballuar fluksin e madh, sportelet në doganë po punojnë me kapacitete të plota.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?