Kultura

‘Festa e Grurit’ mbledh qindra vizitorë në Pojan të Fierit, mes traditës dhe këngëve popullore

21 Qershor, 12:13| Përditesimi: 21 Qershor, 14:09

  • Share

Në Pojan të Fierit, një prej 100 fshatrave më të bukur shqiptarë, i pozicionuar pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, u zhvillua “Festa e Grurit”. Kjo festë përkon me kulmin e punëve bujqësore në zonën e Myzeqesë, korrjen dhe shirjen e grurit.

Fermerët parakaluan me autokombajna dhe makineritë bujqësore që simbolizojnë zhvillimin dhe rëndësinë e bujqësisë. Ndërkohë, panairi i bukës dhe prodhimeve tradicionale ofroi një pasqyrë të pasurisë kulinare të zonës. Programi artistik përfshiu këngë dhe valle tradicionale nga Ansambli “Myzeqeja Fierake”.

Origjina e kësaj festë vjen nga antikiteti dhe u organizua nga Bashkia e Fierit për herë të parë në vitin 2019. Kjo festë është ndjekur nga rreth 3000 vizitorë nga Fieri, Shqipëria dhe shumë emigrantë.

Ajo është zhvilluar si zakonisht në fshatin Pojan, një nga 100 fshatrat më të bukura shqiptare, i cili ndodhet shumë pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Festa nisi me një parade të nxënësve të shkollave, të veshur me kostume kombëtare të zonës. Pas tyre parakaluan autokombajnat, ndërsa nuk munguan as këngë dhe valle nga Ansambli “Myzeqeja Fierake”.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?