Fermerët e Fierit kanë festuar daljen e bukës së re. Ashtu si shumë prej nesh e kujtojnë periudhën e korrjeve dhe shirjes, në përfundim të saj bëhet një festë tradicionale, Festa e Grurit dhe ajo u mbaj në fshatin Pojan.
Por edhe fermerët e Fierit e kanë nxjerrë me mund e shqetësime buka e re.
“Aplikuam për naftë, s’na kanë dhënë.”
“Kam 10 hektarë e kam me qera dhe asnjë litër naftë s’kam marrë,”
“Gruri do e lë ta hajë miu, 35 mijë lekë kuintali e shesim.”
“25 mijë lekë dynymi është vlera e shpenzimit.”
“E marr naftën në treg, kostoja e lartë dhe fermerët nuk kanë interes të mbjellin.”
“Subvencioni i naftës është një përfqindje e vogël. Naftën e merr fermeri jo ai që korr grurin...”
Kultivuesit e drithërave veçojnë se këtë vit ata kanë vënë re se është shtuar interesi i bujqve për të shtuar tokat e mbjella me misër. Sipas tyre është dyfishuar sipërfaqja e mbjellë me misër.
“Ka interes të shtuar për mbjelljen e misrit, është dyfishuar sipërfaqja e mbjellë me misër.”
Shqetësimet e fermerëve ishin të njohura edhe për kryebashkiakun e Fierit Armand Subashi dhe deputetin Taulant Balla sipas të cilëve Ministria e Bujqësisë është në dijeni të problematikës.