Sociale

‘Festa e Ishmit’ mbledh banorë e vizitorë të shumtë! Vlerësohen prodhimet lokale dhe potencialet për turizëm

24 Gusht, 16:24| Përditesimi: 24 Gusht, 16:59

  • Share

Muret e kalasë së Ishmit u mbushën me jetë nga “Festa e Ishmit”, një aktivitet kulturor e turistik që synon të nxjerrë në pah historinë, traditat dhe pasuritë natyrore të zonës.

Atmosfera u gjallërua nga vizitorët e shumtë, të cilët shijuan një program artistik të pasur dhe ekspozitën e produkteve lokale. Veçanërisht u vlerësuan bimët medicinale dhe rakia e rrushit të kultivuar në Ishëm, të prezantuara nga fermerët e zonës si dëshmi e potencialit bujqësor dhe artizanal të saj. efekt

“Sot kemi sjellë verat tona, llojet e ndryshme të verave tona dhe pjesën tjetër kemi rakinë. Rakia është e vendit, prodhohet këtu. Verat I kemi nga rrushi Merlot, tempranilo dhe kabërnet.  Verën e kemi të mirë, por edhe rakinë e kemi të mirë sepse e kemi mbajtur ashtu siç e kanë bërë gjyshërit tanë, sipas traditës. Moti ka qenë i mirë. Zona këtu ku jemi ne, është zonë shumë e mirë. Domethënë që edhe verat tona që bëjmë dalin mirë.

“Neve jemi një shoqëri e prodhimit, eksportit, përpunimit të bimëve medicinale. Këtu në zonën tonë, neve kemi të kultivuar disa bimë ku tashmë janë testuar për disa vite tashmë kanë gjetur vetveten e tyre në treg. Aktualisht kemi të kultivuar rozmarinë, rigonin, lavandolën, timusin e disa bimë të tjera që i kemi drejt testimit. Të gjitha këto bimë janë bimë që shkojnë çfarë kemi të kultivuara këtu në zonën e Ishmit. Jemi në bashkëpunim edhe me një grup fermerësh ku i kemi dhe të certifikuar EUBIO me Albin SPEK. Këto tashmë janë të gjitha produkte që janë të kontraktuara me tregjet si farmaceutik, kozmetik, erëza dhe çajra të ndryshëm. Kështu që këtu në këtë drejtim është mjaft interesante sepse kur shkosh edhe të punosh tokën me të vërtetë duhet të dish edhe si ta punosh. Ok ti e punove, prodhove, por mbi të gjitha duhet të kesh edhe një treg të sigurt dhe të garantuar, sepse përndryshe bëhesh një fermer pastaj i pavlerë për tokën”, shprehen fermerët.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, theksoi potencialin i Ishmit për turizëm  ndërsa festivali tha se do të bëhet traditë.

“Festa e Ishmit” shikohet nga banorët si një ngjarje që bashkon trashëgiminë kulturore me vizionin e zhvillimit të qëndrueshëm, sidomos për mundësitë që kjo zonë mban për të ardhmen e turizmit.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?