Qyteti i Shkodrës mblodhi qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria e Mali i Zi për festën e Karnavaleve. Muzika, këngët e vallet përfshinë edhe këtë të diel (23 shkurt) kryeqendrën e veriut.
Dita e tretë dhe përmbyllëse e kësaj feste iu dedikua karvanit të karnavaleve që përshkoi rrugët e Shkodrës.
Në fund, u bë dhe djegia e dordolecit. Qytetarët ishin mbledhur për të parë këtë moment që simbolizon djegien e fenomeneve negative.
Lajmi kryesor:
Magjia e karnavaleve në Shkodër tërheq qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria e Mali i Zi! Paradë me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe! Report Tv sjell PAMJET
S.B/SI.E./ReportTv.al
