Sociale

Festa e koranit në Pogradec! Ekspozita, gatim tradicional dhe koncert! 2 mln rasat hidhen këtë vit te Liqeni i Pogradecit

22 Gusht, 17:08| Përditesimi: 22 Gusht, 17:39

  • Share

Një ngjarje që po shndërrohet në një atraksion kulturor e turistik, ku vizitorët shijojnë kulinarinë tradicionale dhe marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, është Festa e Koranit në Pogradec.

Në vitin e dytë radhazi, programi përfshin ekspozita fotografike për historinë e peshkimit, gatime tradicionale, hedhjen e rasatit në liqen si dhe një koncert festiv që mblodhi bashkë banorë e turistë. Për kryebashkiakun është e rëndësishme pasurimi i traditës vitin e ardhshëm.

'Festa e koranit do të jetë edhe pasuese për krapin duke qenë se kjo është një specie që po zhduket’, tha Ilir Xhakolli, kryebashkiak i Pogradecit.

Vetëm këtë vit do të hidhen rreth 2 milion rasat, shifër rekord krahasuar me vitin e kaluar. Shtimi i koranit në mënyrë të kontrolluar shihet si garanci për mbrojtjen e tij në Liqenin e Pogradecit.

'Sot janë hedhur 50 mijë rastë korani dhe kjo është sasi e vogël në krahasim me rasatin që hidhet në liqen çdo vitë’, tha Martin Jaçe nga organizata e Menaxhimit të Peshkimit.

Ndërkohë, restorantet e zonës e konsiderojnë koranin si pjatën kryesore të kuzhinës lokale, por çmimi është në rritje, një kilogram shitet rreth 4,500 lekë. Furnizimi bëhet gjithnjë e më i vështirë, sidomos gjatë verës.

Shefi i njohur i kuzhinës, Erton Yzo, nënvizon se gatimi i koranit në Pogradec ka një traditë të hershme.

‘Është peshk që ka histori në vendin tonë. Është peshk që preferohet shumë në restorante’, tha ai.

Festa e koranit tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të Pogradecit, duke e forcuar identitetin kulturor dhe duke e pozicionuar qytetin si një destinacion unik për kulinarinë dhe turizmin liqenor.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?