Qindra besimtarë myslimanë falën namazin në Pedonalen e qytetit të Beratit me rastin e Kurban Bajramit. Falja është drejtuar nga myftiu i Beratit Bilbil Talla i cili në fjalën e tij vuri theksin te familja, si bërthama e shoqërisë, ku ndër të tjera nënvizoi se duhet të kthehet vëmendja dhe të ketë reflektim.
Më tej ai kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve larg veseve si alkoolit, bixhozi, drogës lakmisë për pasuri.
Pas faljes, besimtarët e pranishëm shkëmbyen mesazhe të shumta urimi ndërmjet tyre. Kurban Bajrami simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.
Lajmi kryesor:
Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në Tiranë, kurban edhe për personat në nevojë! Spahiu: Paqe e begati
Xh.K/I.M/ReportTv.al
