Kronikë

Festa e Kurban Bajramit, kreu i KMSH uron besimtarët: Të kthejmë vëmendjen te familja, të shpërndajmë sa më shumë dashuri

20 Korrik 2021, 07:51| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 06:08

  • Share

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka përcjellë urimin për të gjithë besimtaret myslimanë për festën e Kurban Bajramit, dita më e rëndësishme në kalendarin mysliman.

Nga Sheshi 'Skënderbej', ku u mblodhën me qindra besimtarë për faljen e namazit, Spahiu kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

Ai e vuri theksin te familja, si bërthama e shoqërisë, ku tha se duhet të kthehet vëmendja dhe të ketë reflektim, ndërsa kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

"Të dashur motra dhe vëllezër, sot jemi mbledhur për të festuar Kurban Bajramin, festa që simbolizon dashurinë e njeriut ndaj Zotit të Gjithësisë. Kjo festë mbart kuptim dhe vlera të larta. Festat në Islam nuk janë festa konsumi, janë adhurim dhe gëzim njëkohësisht, Kurban Bajrami është festa që na kujton se sa e lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Krijuesit të gjithësisë. Jeta e njeriut është një rrugë kalim nga kjo botë për në botën e përtejme. Në shoqërinë e sotme moderne, jeta është shumë e vrullshëm, ngut për të arritur gjëra materiale edhe pse e dimë që ato nuk do i mbeten askujt. Dua të sjellë në vëmendje lënien në harresë të familjes, ditë si kjo e sotmja duhet të shërbejnë për të reflektuar. Ne shohim se si rastet te dhunës në familje rriten, kjo është e papranueshme, fjala divorc po kthehet në diçka normale për çiftet. Shqetësuese është sjellja ndaj prindërve. Mos i lini vetëm, kujdesuni për ta.  Këto fenomene janë kambanë alarmi të asaj që po vjen, ne e kemi detyrim ta ndalim atë, nuk ka rrugë tjetër përveç kthimit të vëmendjes te familja. Ne duhet ta ruajmë me fanatizëm familjen. Familja është bërthama e shoqërisë njerëzore. Ushqeni dashuri ndaj njëri-tjetrit, t'i lutemi Zotit të na udhëzojë në rrugën e drejtë", tha ai. ”, tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë mbushin sheshet e xhamitë në të gjithë vendin, Kreu i KMSH: Të shpërndajmë sa më shumë dashuri


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?