Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në kuadër të Festës së Kuban Bajramit. Përmes një postimi në 'Facebook', Meta bën thirrje për sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit. Sipas Metës, nuk duhet t'i ndalojmëpërpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë e korrupsionin
"Gëzuar Kurban Bajramin!
Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë kudo ndodhen, me rastin e kësaj feste të shenjtë dhe vëllazërore, që na fton në sakrifica për forcimin e solidaritetit mbarëkombëtar dhe kapërcimin e çdo pengese, që frenon ndërtimin e një Shqipërie plotësisht europiane! Sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit! Të mos ndalim përpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë, korrupsionin, padrejtësitë, arrogancën dhe arbitraritetin dhe të kujdesemi e të mendojmë më shumë për të mirën e përbashkët, jetimët, të moshuarit, të vetmuarit, të sëmurët dhe për këdo në nevojë. 'Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve) por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj'. Kuran
Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet", shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Festa e Kurban Bajramit, Rama: Gëzuar! Meta: Mos ndalim përpjekjet për të shëruar plagët e shoqërisë! Basha: Mbizotëroftë shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë
SI.E./ReportTv.al