‘Festa e Lakrorit’ bën bashkë korçarët në Polenë! Një ditë për promovimin e kulinarisë së pasur

4 Gusht, 15:02| Përditesimi: 4 Gusht, 15:19

  • Share

Fshati Polenë në Korçë u kthye ne kryeqendren e festimeve këtë fundjavë.  

 

Qindra qytetarë korçarë por dhe vizitorë nga qytete të tjera si dhe turistë të huaj moren pjese në “festën e lakrorit”. Amvisat e zonës përgatitën një prej gatimeve me te famshme tradicionale, duke u dhënë të pranishmëve mundësinë që jo vetëm ta shijojnë, por edhe ta shohin nga afër mënyrën e veçantë të përgatitjes së lakrorit në saç.

 

Amvisat tregojnë se pjekja e lakrorit në saç e bën atë tepër të veçantë dhe unik nga gatimet e tjera.

 

Ky është viti i 15-të që organizohet “Festa e Lakrorit” si nismë e bashkisë për të promovuar zonën, traditën e kuzhinës korçare si dhe për të ndezur mbrëmjet e verës. “Festa e Lakrorit” vjen si ndërthurje e shijes së gatimeve, panairit të produkteve të zonës dhe argëtimit.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?