Festa e Liqenit të Shkodrës, kryebashkiaku Spahia: Më shumë investime në Shirokë

18 Qershor 2022, 17:28| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 17:40

  • Share

Me qëllim promovimin e turizmit është organizuar, festa e liqenit të Shkodrës. Kryebashkiaku Spahia foli për dy investime të rëndësishme që do të nisin së shpejti në pikën turistike të Shirokës.

Festa e liqenit të Shkodrës bëri bashkë në Shirokë me qindra të rinj, banorë të zonës dhe vizitorë nga Kosova. Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia me këtë njoftoi miratimin e lejes zhvillimore për dy investime të rëndësishme, siç janë rruga Shirokë – Zogaj, dhe faza e dytë e rehabilitimit të zonës së Shirokës.

"Dua të theksoj faktin se i kemi hapë rrugë investime duke dhënë leje për rrugën nga Shkodra deri në kufi në fshatin Zogaj, nëpërmjet krijimit të muzeut të liqenit", tha kryebashkiaku.

Pjesë e projekteve janë muzeu ujor i liqenit të Shkodrës dhe ndërtimi i dy moleve në Shirokë dhe në Zogaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 20/06/2022 00:43

    SHKODRA DO 1 MILIARD EURO INVESTIME QE TE VIJE NE VETE ,,,KUSH DO TI PAGUAJE KETO HAJDUTET,,,KURREN E KURRES....

    Përgjigju
  • Shkodrane: 19/06/2022 13:00

    Asht ba Barll Spahija ma zi se Lali Eri!! Nuk len ditë pa ba ndonjë fotografi, edhe me katundarët që shesin djathë, vetëm e vetëm me tregu se të gjitha janë në sajë të tij. Me e pa hollë-hollë asnjë punë nuk ka ba deri tash përveçse ka heq tavolinat nga pedonalja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?