Sot (1 Maj) nisi në Shkodër java e aktiviteteve festive, dedikuar Festës së Luleve, e cila sjell atmosferë pranverore, kreativitet dhe gjallëri në zemër të qytetit.
Pedonalja dhe sheshet e Shkodrës janë zbukuruar me ngjyra dhe lule të shumta, që përbëjnë dekorin kryesor të panairit.
Bizneset pjesëmarrëse vlerësuan këtë iniciativë si një mundësi të mirë për promovimin e punës së tyre, duke theksuar se interesi i qytetarëve shkodranë, por edhe i turistëve të huaj, ka qenë i lartë që në ditën e parë të aktivitetit.
“Jemi kompani eventesh dhe po shohim ‘boom’ të turistëve të interesuara për produktet tona”.
“Shohim pafund shkodranë dhe turistë që vijnë për të bërë foto në stendën tonë”.
“Ne kemi 10 vite në treg, është dicka e mirë për rininë për tu marrë me gjelbërim. Qytetarët shkodranë i kanë qejf lulet dhe puna po shkon shumë mirë”.
“Ne bëjmë punime me dorë dhe është gjë e mirë që marrin pjesë në panair”, - thanë përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse.
Festa e Luleve do të vijojë deri më 6 Maj me një kalendar të pasur aktivitetesh për të gjitha grupmoshat, duke e kthyer Shkodrën në një pikë atraksioni për artin, argëtimin dhe atmosferen e gjallë në qytet.
Komente
