Mijëra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar festën e pashkëve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, qytet i cili ka krijuar një traditë të veçantë në festimin e kësaj dite.
Mesha u drejtua At Ilia Kotnani, i cili në mesnatë njoftoi “Ringjalljen e Krishtit”, nën tingujt e kambanave e ndezjen e qirinjve me dritën e shpresës, me fjalët “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”.
Të gjithë besimtarët, jo vetëm korçarë por edhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë, që kishin mbushur sheshin para Katedrales dhe përgjatë pedonales së qytetit, morën dritën e qirinjve dhe e çuan sipas traditës në shtëpitë e tyre me shpresën se kjo “Pashkë do të sjellë më shumë mbarësi”.
Ashtu si çdo vit, qyteti i Korçës është kthyer në një nga pikat referuese të të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe jo vetëm, që e zgjedhin për të kaluar festën e Pashkëve.
Lajmi kryesor:
Krishti u Ngjall! Mijëra besimtarë ortodoksë e katolikë kremtojnë Pashkët në mbarë vendin! Kryepeshkopi Joan e Arqipeshkvi Dodaj mesazhe shprese (VIDEO)
H.K/E.H/ReportTv.al
