Me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, të krishteret në Lezhë, kremtuan pashket. Qindra besimtar ju bashkuan meshës së shenjtë që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit, e cila u mbajt në katedralen e “Shën Nikollit”.
Rituali i cili zgjati deri në mesnaten e së shtunës, u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale i cili në fjalen e tij para besimtareve, duke ju referuar simbolikës së festës së pashkëve tha kjo është natë që shpëton mbi tokë besimtaret dhe Jezu Krishtin nga mekati dhe korrupsioni i botes.
Pas meshës së shenjtë besimtarët e Krishterë janë drejtuar në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall. Pashket janë festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikunder e tregon Beselidhja e Re.
Lajmi kryesor:
Krishti u Ngjall! Mijëra besimtarë ortodoksë e katolikë kremtojnë Pashkët në mbarë vendin! Kryepeshkopi Joan e Arqipeshkvi Dodaj mesazhe shprese (VIDEO)
H.K/E.H/ReportTv.al
