Sociale

Festa e Pashkëve/ Fluks në Kapshticë e Kakavijë! Mbi 18 mijë emigrantë kanë hyrë nga Greqia në 24 orë

18 Prill, 12:07| Përditesimi: 18 Prill, 14:55

  • Share

Në dy pikat e kalimit kufitar që lidhin vendin tonë me Greqinë kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit mbi 18 mijë udhëtarë. Shumica prej tyre janë emigrantë që kthehen për të festuar Pashkët pranë familjeve.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, në Kakavijë kanë hyrë 10,700 udhëtarë gjatë 24 orëve të fundit. Nga pala shqiptare punohet me 4 dhe nga pala greke me 2 sportele.

Ndërsa në Kapshticë, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 7,921 udhëtarë. Mbrëmjen e së enjtes pati fluks të lartë dhe radhë, ndërsa sot situata në paraqitet e qetë.

“Kemi ardhur për Pashkë. Kemi njerëzit tanë këtu. Kemi ardhur nga Athina”, thanë një çift bashkëshortësh për Report Tv.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?