Busti i Skënderbeut i ngritur në Prizren

Prizreni përuron shtatoren e Skënderbeut, por e 'zbret' heroin kombëtar nga kali! Pas kritikave reagon skulptori...jep një përgjigje pa përgjigje

29 Nëntor 2020, 08:14| Përditesimi: 29 Nëntor 2020, 22:47

  • Share

PRIZREN- Me rastin e festës së 28 dhe 29 nëntorit, në Komunën e Prizrenit është bërë përurimi i shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por ajo çfarë vihet re është se figura e heroit tonë kombëtar na shfaqet ndryshe nga çjemi mësuar që ta shohim dhe më kryesorja është pa kalin e tij.

Përveç figurës së Skënderbeut, rëndësi duhet t’i jepet edhe figurës së kalit sepse kali përdoret si simbol që ka shoqëruar heroin. Barleti e thekson se kali qe i një race të zgjedhur dhe pas vdekjes së Skënderbeut nuk pranoi t’i hipte tjetër njëri, andaj dhe ngordhi.

Në përurimin e shtatores ka qenë edhe kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili ka deklaruar se tanimë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu sot iu bashkua Prizrenit, kryeqytetit historik e shpirtëror të shqiptarëve.

"Me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit sot është bërë përurimi i shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës në bashkëpunim me shoqatën "Trojet e Arbërit". Me këtë rast kryetari Haskuka theksoi se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu sot iu bashkua Prizrenit, kryeqytetit historik e shpirtëror të shqiptarëve.

Për nder të kësaj feste, kryetari Haskuka së bashku me drejtorët komunalë po ashtu bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ndërkaq gjatë ditës u realizuan edhe aktivitete të ndryshme të mbështetura nga Komuna e Prizrenit", thuhet në postimin e komunës së prizrenit.

Ndërkaq kujtojmë se monumenti i Skënderbeut në Prishtinë është kopje e atij në Krujë, i ulur në kalë, derisa kali ngritë këmbën e djathtë, po ashtu edhe Skënderbeu me dorën e djathtë mban shpatën, kokën e ka të kthyer kah armiku ngaqë përballet me një ushtri shumë më të madhe. Ky bust i ri në Prizren duket ndryshe nga këto të parët.

Ora 22:25
'Zbriti Skënderbeun nga kali', pas kritikave reagon skulptori

Skulptori Sinan Alija ka reaguar për herë të parë pas bujës që bëri në rrjet skulptura e tij e Skënderbeut. Ai ka shpërndarë një foto tjetër të punës së tij, duke dhënë thjesht një mesazh të shkurtër, që nuk është një përgjigje për kritikat e shumta që kanë mbërritur për mënyrën e realizimit të skulpturës së heroit tonë kombëtar. Më tepër se një përgjigje për qytetarët që e kanë kritikuar, ai është marrë me mediat.

“Dedikuar portaleve !!!”, shkruan ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Baca: 30/11/2020 11:01

    Kontrollori i cilesise se Komunes Prizren do kete qene me pushime. Lol

    Përgjigju
  • Xha temja: 30/11/2020 10:44

    I madhi gjergj mbreti jone i pa vdekshem ne jete te jeteve

    Përgjigju
  • Blenard: 30/11/2020 10:43

    Turp i kombit ton dy heronje e dy trima mbi te gjitha nje hero qe la krejt familien e tij per atdhe e nje tjeter hero qe e ka zili gjith bota me shtatore si dirdoleca turppppppp!

    Përgjigju
  • Ariu: 30/11/2020 09:03

    Vetëm një Laptop i mungon në dorë Skënderbeut dhe e keni fix per Topmodel...

    Përgjigju
  • Altin: 30/11/2020 08:08

    Punim shume i dobet, dhe keta qe punojne me gips neper shtepia e kishin realizuar me mire. Nuk eshte puna te kali, por vete personazhi i skenderbeut eshte punuar ne menyre shume amatore, shume turp.

    Përgjigju
  • Bepi: 30/11/2020 06:45

    O popull i degjenerum si mor nuk e lat ni pa fjal o legena o rrac mutit

    Përgjigju
  • Iris: 30/11/2020 02:28

    Edhe me pelqen,edhe s'me pelqen.Skenderbeu duket sikur po mediton,po mendohet.Po te jesh perpara ,afer,me koken e perkulur pak perpara duket sikur I drejtohet,sikur flet,apo shikon personin qe eshte direct para,prane tij,eshte shume me afer popullit,me njerezor.Mbi kale duket gati gjysem-zot.Te vetmen vrejtje qe kam:pozicioni dhe menyra e mbajtjes se shpates,me kujton pak bastunin,por nga ana tjeter,duket si roje.Nuk e di,ndoshta e kam gabim,por duhet te mesohemi me te ndryshmen ne jete ,si koncept.

    Përgjigju
  • Trump: 30/11/2020 00:23

    Problemi nuk eshte kali, por duket si punim amator. Kjo eshte fyerje e madhe per kombin shqiptar.

    Përgjigju
  • Kristi: 30/11/2020 00:05

    niveli me I ulet artistik Pune shame te dobeta me mire mos te ishin vendosur si Ajo e skenderbeut dhe ajo Aden jasharit

    Përgjigju
  • Kristi: 30/11/2020 00:02

    Pune shame e Dobet si kjo e skenderbeut dhe ajo e Aden Jasharit Nuk duhet. Te ishin vendosur Niveli me I ulet artistic Artista te Paafte I Merrini dhe I dergoni ne shtepine tuaj

    Përgjigju
  • David: 29/11/2020 23:52

    Le te beje edhe nje kale ngjitur me heroin. Dhe te kenaqen njeriza e gazetaria. Hajde dallkauke hajde.

    Përgjigju
  • Paradoksi: 29/11/2020 23:06

    Po prandaj,Shteti ka Filtra ku duhet të kalojë aProvimin çdo Vepër me karakter Kombëtar...,kjo vlen e kryhet në të gjitha vendet e botës!!!

    Përgjigju
  • Aleanca për mbrojtjene tallashit: 29/11/2020 12:45

    Jam i mendimit qe simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar. Për mua personalisht lë një prështypje të hidhur. Skënderbeu pa kalë,eshte si flamuri pa shqiponjën! Mytaher ? Emër tipik shqiptarë!

    Përgjigju
    • Ardi: 30/11/2020 06:43

      Po ta quajnë kryetarin e komunës MUTAHER çdo presësh...ku i kishin syt ata mutër kur e panë një përmendore kaq të shëmtuar, si nuk patën turp dhe e vendosen në shesh.. Ka shumë pse e pse kjo përmendore qesharake e figurës kombëtare.

    • Genci: 29/11/2020 19:06

      këtë e din e gjith bota që shqipëria nuk ësht bërë për çfar luftuan heronjët tanë. lere ma në shqiptarët...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?