Festa e Sensas, Tirana binjakëzohet nesër me Venecian! Veliaj ne Itali: Mezi pres që ky bashkëpunim i ri mes nesh të jetë i frytshëm


11 Maj, 18:41| Përditesimi: 11 Maj, 19:53

  • Share

Kjo e dielë do të shënojë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias. Në një ceremoni të veçantë do të bëhet binjakëzimi mes dy qyteteve, të cilat do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin mes tyre. 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që do të jetë pjesë e ceremonisë së nesërme në Venecia, shprehet se ky bashkëpunim i ri do të ketë impakt në shumë fusha, përfshirë artin dhe kulturën.

“Jam i lumtur për këtë miqësi të bukur që na lidh me Venecian, një qytet me të cilin Shqipëria dhe shqiptarët kanë një marrëdhënie shumë të vjetër bashkëpunimi dhe shkëmbimi dhe mezi pres që ky bashkëpunim i ri mes nesh të jetë i frytshëm, sidomos në çështjet e artit dhe kulturës, por edhe në shkëmbimin e përvojave më të mira”.

Edhe kryebashkiaku i Venecias u shpreh se synohet forcimi i lidhjeve mes njerëzve.

“Pas Longarone, ne rikthehemi në një dimension ndërkombëtar, duke u binjakëzuar me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë”, sqaron kryebashkiaku i Venecias. “Venecia dëshiron të forcojë lidhjet në Mesdhe, me historinë dhe me njerëzit që e kanë bërë kaq të madh me kalimin e kohës”.

Të dielën e 12 majit, Venecia rinovon martesën me detin me rastin e “Festa de la Sensa”, eventi tradicional me të cilin qyteti rikonsolidon marrëdhënien e tij me ujin. Sensa, e cila i bie gjithmonë 40 ditë pas Pashkëve, në fakt ndodh të enjten më 9 maj, por festohet të dielën e ardhshme. Këtë vit do të jetë Tirana, që do të marrë unazën e “binjakëzimit”. 

Qyteti i Tiranës ka binjakëzime me disa qytete italiane duke rritur edhe më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatlum: 11/05/2024 20:25

    Duhet Shkodra jo Tirana.ku është tirana,për ca

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?