Sociale

Festa e Shëlbuemit në Kishën shekullore të Rubikut, kthehen për ta kremtuar edhe qindra emigrantë

28 Maj, 17:09| Përditesimi: 28 Maj, 17:47

  • Share

Mirditë- Festa e Shëlbuemit ka mbledhur bashkë banorë, vizitorë dhe emigrantë në Rubik, ku për tre ditë qyteza e Mirditës u kthye në një pikë referimi e përjetimi të thellë shpirtëror.

Aktivitetet kulturore, koncertet dhe lojërat tradicionale janë ndjekur nga të gjitha moshat, duke rikthyer gjallërinë në qytet dhe duke nxitur  jetën ekonomike të tij.

Festa kulmoi me meshën e shenjtë në Kishën e Shëlbuemit, që për vite me radhë ka qenë qendra e besimit dhe shpirtit të kësaj zone.

Dom Genci, famullitar i Rubikut shprehet se kjo është traditë që ruhet me përkushtim nga besimtarët.

“Shëlbuemi është festa e bashkimit dhe e besimit. Është traditë e gjallë që ruhet me përkushtim”, shprehet ai.

Kurse Armand Ndoj, administrator i Njësisë Rubik, u shpreh:

“Emigrantët, turistët dhe banorët e zonës janë bërë bashkë për një festë që sjell edhe zhvillim lokal”.

Për shumë prej të pranishmëve, festa nuk është vetëm një ngjarje fetare, por një moment për t’u lidhur me rrënjët, me familjen dhe me historinë e këtij vendi.

“Kam ardhur nga Zvicra për këtë festë. Është emocion dhe krenari”, tha një banore e Rubikut, emigrante që ka arhdur posaçërisht për këtë festë fetare.

Kisha e Shelbuemit në Rubik, ngrihet në një shkëmb dhe përmban një nga afresket më mbresëlënëse, atë të “Darkës së fundit”.

Faza e parë e ndërtimit të saj daton në vitin 1166, si një nga katër kuvendet benediktine në rajonin e Mirditës, përmendur dhe në referenca historike. Gjatë shekujve, kisha ka kaluar në disa faza ndërtimi e restaurimi.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?