Manastiri i Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit në Vlorë dhe Kisha e Shën Mërisë në Rrupaj të Lushnjes ka mirëpritur me qindra besimtarë Ortodoksë për të festuar së bashku ditën e fjetjes se Shën Mërisë. Duke ndjekur traditën, besimtarët kanë qëndruar gjatë gjithë natës në ambientet përreth objekteve të kultit duke ndezur zjarre. Ndërsa festa e ritualet fetare kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme.
"Festa e Shën Mërisë është një ditë përkujtimore, e lavdishme dhe shpresë dhënëse"
"Është një ditë e madhe që ngjall shpresën"
"Kemi ardhur nga Greqia. Njerëzit i shohë të gjithë të lumtur", thanë disa besimtarë.
Në Vlorë, Festës i është bashkuar dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli. Kryebashkiaku Leli u shpreh se investimi në infrastrukturën e urës ka ndikuar edhe për pjesëmarrje të gjerë të besimtareve.
"Këtu në ishull, njerëzit kanë hasur vështirësi për të ardhur këtu. Por, falë investimit, vizitorët janë gjithmonë e më të shumtë", u shpreh Leli.
Hirësia e tij Tin Ignati, mitropoloti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, uron të gjithë besimtarët dhe shqiptarët në këtë ditë të veçantë.
"Anë e mbarë kanë kishën e Shën Marisë. Anë e mbarë botës është ortodoksia. Ne e festojmë festën dhe I drejtojmë lutjet. Zoti ju bekoftë", tha prifti i kishës, At Jani Tereziu.
Këto objekte kulti janë ndër destinacionet më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj.
Komente
