Festa e 'Shën Valentinit’ solli atmosferë në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, ku çifteve iu “dhurua” një dekor i dedikuar në qendër të Tiranës.
Instalacioni me temën e dashurisë, me zemrat e kuqe dhe romantike, mblodhi qytetarë të shumtë që e shfrytëzuan për të pasur një foto kujtim nga kjo ditë.
Të pyetur nga Report Tv, disa nga çiftet kanë treguar edhe dhuratat që do të donin të merrnin nga partnerët e tyre dhe se cili është sekreti i një dashurie të gjatë.
‘Do hamë një drekë dhe ndonjë dhuratë burri do të na bëjë patjetër. Unë dua një varëse me emër', tha një qytetare.
'Po festojmë sot. Dashuria është t'a duash njeriun me të mirat dhe më të këqijat që ka. Po kanë ndryshuar kohërat tani, sepse ju shihni më shumë anën financiare, ndërsa ne vetëm kemi parë njeriun e mirë’, tha një tjetër.
'I kam dhënë shpirtin çfarë dhuratë t'i jap tjetër. Sekereti për një dashuri të përjetshme është sinqeriteti dhe besnikëria që kemi mes njëti -tjetrit’, tha një tjetër.
Dita e Shën Valentinit u ofron të dashuruarve shumë mënyra për të shprehur emocionet, ndërsa disa njerëz ftojnë të dashurit e tyre për një darkë romantike në një restorant ndërsa të tjerët mund të zgjedhin këtë ditë për t’i propozuar për martesë.
Shumë njerëz u japin partnerëve të tyre buqeta me lule, kartolina urimi, çokollata, bizhuteri dhe lule.
Komente
