Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në kishën e Laçit: Lutemi për shëndet e begati

13 Qershor 2023, 18:28| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 18:33

  • Share

Mëngjesi i 13 qershorit shënoi kulmin e pelegrinazhit 13-javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj besimtaret nisen rrugën e pelegrinazhit që prej mëngjesit të 12-qershorit, ndërsa të shumtë ishin ata që e kaluan natën brenda dhe përreth kishës.

Të krishterë e mysliman thonë se kisha e Shna Ndout ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe kanë besim dhe shprese në këtë vend të shenjte. Luten për shëndet e begati dhe zgjidhje të problemeve që i shqetësojnë thonë pelegrinët.

Numri i madh i pelegrinëve drejt kishës së Shna Ndout krijoj kaos në lëvizje.

Nata e 12-qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit, për shumë ore çka krijoj radhe kilometrike automjetesh nga autostrada deri në qytetin e Laçit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie të cilët u vendosen në pika të ndryshme, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri autoambulanca me personel mjekësor.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?