Baba Mondi ka mbajtur mesazhin e urimit me rastin e festës së Sulltan Nevruzit nga Kryegjyshata e Bektashinjve në Tiranë.
Ai ka uruar për më shumë dashuri dhe paqe mes njëri-tjetrit.
“Uroj që Sulltan Novruzi të sjellë për ju mbarësi dhe bekime nga Zoti për të gjithë ju dhe familjet tuaja. Në këtë ditë të veçantë uroj ta doni më shumë njëri tjetrin, të bëni mirë e të përparoni duke pasur dashamirësi në zemrat tuaja. Secili duhet të njohë vetën, të mundë egon dhe urrejtjen e të mbjellë paqe”, ka uruar ndër të tjera Baba Mondi.
Lajmi kryesor:
Festohet Sulltan Nevruzi, Baba Mondi: Të mbjellim paqe e dashuri! Uron politika: Më shumë begati
G.K//ReportTv.al