Festa e Sulltan Novruzit mblodhi në Kryegjyshatën botërore Bektashiane qindra besimtarë. Ata janë të bindur se mrekullitë ndodhin dhe këtë e dëshmon Pranvera, e cila pas 20 vitesh martesë Zoti e bekoi me një fëmijë. Sulltan Novruzin e kaluar, në byrekun tradicional me 12 barishte, monedha i ra pikërisht asaj.
“Një emocion i papërshkruar.”- tha Pranvera.
“Është fat dhe ja ku qëlloj. Ne i kishim hequr shpresat fare se mund të bënim një fëmijë. Meqë i ra vjet kësaj ne e kemi ruajtur monedhën për të na sjell një lloj fati. Lindi fëmijë pas 20 vitesh martesë. Ky është ai Mehmeti që më ka çlodhur mua.”- tha bashkëshorti i saj.
Mbarësi kjo festë i ka sjellë edhe Nasipes. E bërë së fundmi stërgjyshe, ajo ndan me ne traditat e kësaj dite të bekuar.
“E festojmë me hasude, me hallvë, me njëçik gjak në ballë siç e kishin të parët, thernim pulë”, tha ajo.
Dita e Sulltan Novruzit celebron ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe dhe pikërisht në kryegjyshatën botërore bektashiane u inagurua për herë të parë busti i tij.
bravo baba Mondi mrekulli ben hahah
Përgjigju