Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Sulltan Novruzit, të cilën e cilësoi si atë të mirësisë dhe tolerancës.
“Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit, ditën e mirësisë dhe tolerancës. Me fillimin e pranverës si kohë ripërtëritjeje dhe shpresës së jetës në këto kohë sfiduese, i uroj besimtareve bektashinj paqe, begati dhe lumturi!”, shkruan ministrja.
Lajmi kryesor:
Sot festa e Sulltan Novruzit, Baba Mondi uron besimtarët: T’i lutemi zotit që lufta në Ukrainë të përfundojë! Rama: Ju uroj një ditë me dritë brenda vetes
J.GJ./ReportTv.al