Sport

Festa e titullit, ja kur federata do t'i dorëzoj trofeun Partizanit

22 Maj 2019, 14:27| Përditesimi: 22 Maj 2019, 14:31

  • Share

Dy javë më parë Partizani siguroi matematikisht titullin kampion në Superligë duke i dhënë fund thatësirës 26-vjeçare. Për tifozët e kuq u plotësua një ëndërr e jashtëzakonshme, por që ajo të përmbushet plotësisht duhet edhe dorëzimi i titullit.

Në këto javë është përfolur se gjasat më të shumta ishin në ndeshjen me Luftëtarin, në rast se këta të fundit do të pranonin të luanin në kryeqytet, por burime të “report tv” në FSHF mësuan se ceremonia e dorëzimit të titullit do të bëhet të dielën, pikërisht në sfidën Partizani-Kukësi.

Për t’i dorëzuar titullin të kuqve do të jetë presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Në këto kushte pritet që “Selman Stërmasi” ditën e dielë të pushtohet nga tifozët e kuq. Përgatiti Ernest Koçi

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lexuesi: 22/05/2019 19:37

    Si nuk mësuat njëherë si të shkruani siç duhet?! Me çfarë e keni marrë diplomën, me qepë e domate?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?