Në oborret e çdo shtëpie të fshatit Pojan të Maliqit gjen trëndafila shumëngjyrësh.
Kjo lule simbol për Pojanin është kthyer dhe në lajtmotiv për të tërhequr vizitorë, ndaj organizohet për të tretin vit radhazi “Festa e trëndafilave”.
Këngët e vallet tradicionale gjallëruan çdo rrugicë të fshatit.
Festës nuk i mungoi panairi i kulinare ku amvisat prezantuan gatimet tradicionale, sjellë në formën me të bukur me buqeta lulesh.
“Dëshirën për të kultivuar trëndafilat e kam patur qëkur isha fëmijë. Trëndafilat më pëlqejnë shumë. I mbolla me pasion, i vadis, i prashis për të rritur p e për të bërë buqeta. I dhuroj kur kam ditëlindje dhe fejesa.”- u shpreh një prej banoreve.
Simbolikë e veçantë është dhurimi nga bashkia i 100 trëndafilave për çdo familje pojane për të shtuar kultivimin e kësaj luleje.
“Çdo vit japim nga 100 trëndafila për çdo familje për ta shtuar trëndafilin, për të shtuar të gjithë lulet që kanë familjet, që fëmijët të rriten me oksigjen të pastër”- tha kryeplaku i fshatit Xhafer Gjyshllari.
“Komuniteti, pleqësia, Njësia Administrative dhe shkolla e fshatit e kanë bërë traditë që çdo vit organizojnë “Festën e Trëndafilave”. Tashmë është një risi nga një vit në tjetrin duke u pasuruar me aktivitete të reja. Shpresojmë dhe këtë vit të kemi arritur pritshmëritë tonë”- tha kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu.
Pojani i Maliqit është një fshat që i ruan traditat, përpos festës së Trëndafilave banorët kremtojnë çdo vit, në Janar edhe karnavalet ose ndryshe “Ditën e Rrogecëve”.
Mua me pelqejne shume trendafilat,por ketu tek ne i kane manipuluar dhe shume rralle i gjen me arome.Une kam nje ngjyre roze me arome qe cel tani ne pranvere,por ka adhurues te tjere trendafilash qe nuk pyesin kane apo jo arome dhe i mbjellin neper oborre thjesht per bukurine e tyre dhe kam pare hibride qe celin dhe ne dimer ne mes te debores,sepse jane lloje qe jane shume rezistente ndaj te ftohtit por jane disa lloje te tjera (nuk e di nese ka ne Shqiperi) qe quhen mini rose.Lulen kur e kane te hapur,e kane me madhesine sa te nje gonxheje gjysem te hapur te nje trendafili normal,ose me sakte,pakez me te madhe se nje monedhe 25 cent-esh.Arome nuk kane dhe jane rezistente ndaj te ftohtit.Ajo c'ka me pelqen tek keto lloj hibridesh,eshte madhesia e lules qe eshte e vogel,por mbi te gjitha,ngjyrat qe i kane nga normale tek te jashtezakonshmet,Nga keta lloj une kam dy rrenje,nje me ngjyre lejla te hapur dhe nje tjeter i kuq si gjak me pika te bardha neper te si qente dalmate,qe te dy te jashtezakonshem ne pamje e shume te bukur,kuptohet qe jane produkt i manipulimit nga dora e njeriut.
PërgjigjuNje inisiative interesante dhe kuptimplote. Ju lumte qe e zbukuroni jeten tuaj edhe ne fshat me aktivitete te tilla dhe e ktheni ne nje tradite te pervitshme duke i dhene fshatit nje markë te tille te admirueshme sikurse "Pojani, fshati i trendafilave".
Përgjigju