Banorët e fshatit Luar në Roskovec e kanë bazuar ekonominë familjare tek kultivimi i ullinjve. Me qëllim provimin e produkteve, u organizua këtë fundjave "Festa Ullirit”. Panairi ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët u njohën jo vetëm me varietet e ullinjve por edhe me kulturën, traditën e zonës.
Pavarësisht se prodhimi është i bollshëm, fermerët shprehin shqetësim për mungesën e tregut sidomos për vajin e ullirit.
"Kam nga të gjitha llojet e varietetet, vitin e kaluar kam prodhuar 1 300 kuintal ullinj dhe mora rreth 20 ton vaji dhe rreth 400 kuintal ulli e kam shitur kokërr. Shes vajin me 5 mijë lek (të vjetra) bidoni.
Ulliri autokton i Luarit është "kalinjote" dhe "Nicioti", kam vjel 100 kuintal në vit, por kemi pak problem me shitjen, me tregun. I kërkojmë qeverisë të na ndihmojë me tregun.
Shpresoj të marr 80- 100 kuintal ullinj dhe ky problem nuk është vetëm në Lauar por i gjithë fshatrave që prodhojnë ullirin, kanë problem për të gjetur tregun e shitjes sidomos për vajin.
Sivjet kemi një problem vetëm për tregun, vaj është i virgjër, por nuk ka pika ku te grumbullohet vaji. Çmimi është i lirë 450 deri në 500 lek për litër", tha një tjetër fermer.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote shprehet se vaji i ullirit duhet të shkojë drejt industrializimit.
"Duhen pika grumbullimi,magazinimi dhe standartizimi për të dalë në treg, pra fermerët nuk mund ta mbajnë vajin në shtëpitë e tyre dhe pastaj të dalin ta kërkojnë që fabrika apo punishtja e vajit të kthehet në një fabrikë qe bluan grurin dhe të marrë miellin. Ky produkt do të marrë vlera kur të përpunohet dhe ambalazhohet", tha Kote.
Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi tha se në këtë zonë është investuar për rrugën dhe sheshin.
"Është i gjashti vit që zhvillojmë festën lokale, festen e Ullirit dhe sot eshte ne Luar. Shikoni vete se këtu kemi investimin e fundit nga Fondi Shqiptar i zhvillimit për këtë aktivitet, rrugën ,si dhe këtë sheshin ku po zhvillohet kjo feste, për të treguar traditën, prodhimet me te mira që ka Roskoveci", tha Bufi.
Sipërfaqet e mbjella me ullinj zënë rreth 30 % të territorit të Roskovecit, ku shumica prej tyre janë shekullorë. Ndërsa në fshatin Luar me 300 familje, numërohen rreth 20 mijë rrënjë ulliri.
Sa interesant janë biznesmenët shqiptarë?!! Kur përmbyten kërkojnë që qeveria ti kompensojë, kur bie tërmet kërkojnë t'i ndërtojnë, kur nuk u shitet prodhimi kërkojnë t'i ndihmojë... Ti thotë ndonjëri që jemi në kapitalizëm dhe ekonomi tregu!! Të prodhojnë produkte me standardet që kërkohen dhe t'a eksportojnë!!
Përgjigju