Pamje nga aksidenti

Kronikë

Festa me miqtë kthehet në mort, vdes në aksident tragjik i riu shqiptar në Itali

9 Maj 2018, 14:41| Përditesimi: 9 Maj 2018, 14:43

  • Share

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident në Itali, pasi ka kaluar mbrëmjen me miqtë.  Mediat italiane raportojnë se i riu ka mbetur viktimë e një aksidenti tragjik, teksa humbi drejtimin e makinës, duke pësuar një përplasje të frikshme me disa rrotullime në rrugë.

Shqiptari po lëvizte me mjetin tip ‘Volkswagen Wolf’, ku pas përplasjes makina u shkatërrua plotësisht dhe i riu humbi jetën në vend. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka punuar për disa orë për të nxjerrë trupin e shqiptarit, i cili ishte copëtuar.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari jetonte në banesën e tij në Forlimpopoli, ndërsa po kthehej pas një feste që kishte pasur gjatë natës me miqtë e tij.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?