Policia jugkoreane duke hetuar incidetin e 29 tetorit

Festa që u kthye në ferr me 154 viktima, policia e Koresë së Jugut merr përgjegjësinë për tragjedinë e Halloween-it

1 Nëntor 2022, 08:08| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 08:21

  • Share

Shefi i Policisë në Korenë Jugore, Yoon Hee-keun, e ka pranuar që zyrtarët policorë nuk kanë vepruar në mënyrë adekuate në incidentin e 29 tetorit, në të cilin si pasojë e shtypjes kanë vdekur qindra persona.

Kjo ka qenë hera e parë që zyrtarët e kanë pranuar se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të parandaluar incidentin, që ka lënë të vdekur 155 persona dhe të plagosur 152 të tjerë.

Sipas Yoon, përgjigja e Policisë ka qenë “zhgënjyese” dhe se ai ka ndjerë “përgjegjësi të pakufishme për sigurinë publike” lidhur me atë që ka ndodhur dhe është zotuar për hetim të plotë.

Incidenti ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës pasi një numër i madh njerëzish janë mbledhur në një lagje të Seulit për të festuar Natën e Shtrigave (Halloween).

Kjo ka qenë hera e parë që kjo festë është shënuar pa kufizime kundër koronavirusit.

Yoon ka thënë se Policia ka pranuar disa thirrje para se të ndodhte aksidenti, me paralajmërimet se situata është serioze, mirëpo reagimi ka munguar.

Ai i ka bërë këto komente teksa po rritet kërkesa e publikut për llogaridhënie.

Tragjedia ndodhi në një prej zonave më të njohura të jetës së natës, në Itaewon. Rreth 100 mijë persona ishin mbledhur për të festuar Halloween, ndonëse kjo nuk është një festë tradicionale e Koresë së Jugut, vitet e fundit ka njohur një popullaritet.

Të rinjtë u takuan në një festë kaq të madhe për herë të parë pas dy vitesh, që kur u hoqën maskat dhe distanca sociale, pas periudhës së pandemisë COVID-19. Ata u dyndën, shumë prej tyre me kostume, në lagjen Itaewon, një qendër e njohur e jetës së natës në kryeqytetin e Koresë së Jugut, ku shumë rrugë janë të ngushta. Por, në mes të festimeve për Halloween-it ato rrugica u kthyen në një kurth vdekjeje.

Mbetet ende e paqartë se cila është arsyeja që çoi në shtyrjen e turmës, duke shkaktuar 154 viktima, por autoritetet po vijojnë hetimet./REL

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?