Festa te varfra, bie fuqia blerëse në Kukës! Tregtarët: Ka mbaruar gjithçka, as nuk e kthen kush kokën për të blerë! Banorët: Shpresojmë të na vijë shpejt vaksina

16 Dhjetor 2020, 19:55| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 20:00

  • Share

Viti i ri në qytetin verilindor të Kukësit, po afrohet ndryshe dhe tregu numëron blerësit me gishtat e dorës.

"Ka mbaru kjo punë, skemi ça të flasim, kanë mbaruar të gjitha fjalët, dalim dhe rrimë kot".

Ndërsa rendisin arsyet se pse tregu ndodhet në këtë gjendje.

"Ka mbaru gjithçka as nuk e kthen kush kokën, është bllokuar çdo gjë. Edhe mosha jonë 50 vjecare do të iki nga Kukësi".

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se  tashmë e kanë harruar festën e fundvitit.

"Qytetarët As nuk na shkon mendja për të festuar këtë vit, me problemet e tjera që kemi edhe ekonomikisht edhe psikologjikisht".

"Dëgjohet një gjallëri nga fëmijët, pavarësisht situatës, kuksianët ekonominë e kanë të dobët në përgjithësi".

"Kemi filluar të blejmë avash-avash, apo të na dalë pensioni".

Të tjerë kanë shpresën tek vaksina anti-COVID.

"Kurrë mos ardhtë ky vit, kemi shpresë që të na vijë sa më shpejt vaksina".

Qyteti verilindor rezulton si vendi më i varfër, ku të ardhurat për frymë janë vetëm 10 mijë lekë më shumë se paga minimale në vend.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?